Donjetë Maloku: Po tentohet të njolloset gjithçka që lidhet me lirinë. Kush po i shtyn këto sulme?

25 qershor 2026 | 00:12

Opinionistja Donjetë Maloku ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, duke kritikuar ashpër, siç thotë ajo, përpjekjet për të njollosur figurat që lidhen me luftën, sakrificën dhe lirinë e vendit.

Maloku ka thënë se për vite me radhë janë sulmuar njerëzit e gjallë, duke u përfolur, njollosur dhe duke u tentuar t’u zbehet pesha e fjalës dhe e veprës së tyre.

Sipas saj, tani sulmet kanë nisur edhe ndaj atyre që nuk jetojnë më.

“Për vite me radhë i sulmuan të gjallët. I shpallën rrezik, i përfolën, i njollosën dhe u munduan t’ua zbehin peshën e fjalës e të veprës. Sot kanë filluar edhe me të vdekurit. Po çfarë faji ju kanë ata? Çfarë ju bëjnë njerëzit që nuk janë më këtu për t’u mbrojtur? Pse duhet të njolloset gjithçka që lidhet me luftën, sakrificën dhe lirinë? Kush po i shtyn këto sulme? Çfarë i shtyn? Urrejtja? Inati? Frika nga e vërteta? Apo pamundësia për të pranuar se ky vend ka njerëz që kanë dhënë më shumë se vetja për të, e ku keni qene ju ate botë?! Një shoqëri që nuk respekton të rënët e saj, eshte shenjë e një varfërie të madhe morale..dhe jo vetem”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk pritet…