Kryetari i AKB-së takon presidentin e Shqipërisë në 100-vjetorin e Prefekturës së Tiranës

25 qershor 2026 | 15:38

Në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të themelimit të Prefekturës së Tiranës, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka takuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryetarin e Prefekturës së Tiranës, Shkëlqim Hajdarin.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, krijimin e mundësive të reja për bizneset, si dhe për nevojën e forcimit dhe zhvillimit të institucioneve të Kosovës në funksion të integrimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se Aleanca Kosovare e Bizneseve mbetet e përkushtuar për të mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mbarëshqiptar.

“AKB është e gatshme të kontribuojë dhe të mbështesë çdo nismë që ndihmon zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Shahini.

Shënimi i 100-vjetorit të Prefekturës së Tiranës shërbeu si një mundësi e rëndësishme për takime institucionale, shkëmbim idesh dhe forcim të lidhjeve ndërmjet përfaqësuesve institucionalë dhe ekonomikë nga të gjitha trojet shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i organizatës Albanians For America, i përbërë nga…