Komuna e Prishtinës: Do të rifillojnë punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër

25 qershor 2026 | 16:15

Drejtoria e Transformimit e Komunës së Prishtinës tha se kanë marrë pëlqimin nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) për rifillimin e punimeve për ndërtimin e Tregut të Gjelbër.

“Lajm i mirë për Kryeqytetin! Pas marrjes së pëlqimit nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), rifillojnë punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër. Një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire moderne në shërbim të qytetarëve dhe prodhuesve vendorë”, u tha në njoftim.

Po ashtu, kjo drejtori publikoi edhe një fotografi të planit për këtë treg.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportimeve, Jose Mourinho i ka kërkuar Real Madridit të…