Gjermaninë e mposhtë Ekuadori
Ekuadori ka shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të fazës së grupeve, duke mposhtur Gjermaninë me rezultat 2:1 në ndeshjen e fundit të Grupit E.
Gjermanët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Leroy Sane realizoi që në minutën e dytë për epërsinë 1:0.
Megjithatë, reagimi i Ekuadorit ishte i shpejtë. Vetëm shtatë minuta më vonë, Angulo barazoi shifrat në 1:1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Golin e fitores për ekipin latino-amerikan e shënoi Plata në minutën e 77-të, duke vulosur triumfin 2:1.
Pavarësisht humbjes, Gjermania e mbylli Grupin E në vendin e parë me gjashtë pikë dhe siguroi kualifikimin në fazën tjetër.
Në anën tjetër, Ekuadori e përfundoi fazën e grupeve në vendin e tretë, ndërsa kualifikimin e siguroi edhe Bregu i Fildishtë, i cili e mbylli grupin në pozitën e dytë, gjithashtu me gjashtë pikë.



