Gonçalo Ramos në qendër të merkatos verore

26 qershor 2026 | 11:31

Sulmuesi portugez, Gonçalo Ramos, po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane këtë verë, pasi e ardhmja e tij te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë.

Futbollisti nuk ka arritur të sigurojë një vend të padiskutueshëm në formacionin titullar të skuadrës parisiene, gjë që ka nxitur spekulime për një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar.

Sipas mediave franceze, përveç Milanit, interesim për shërbimet e Ramosit së fundmi ka shfaqur edhe Atletico Madrid.

PSG ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me të ardhmen e sulmuesit portugez, por një ofertë e kënaqshme mund t’i hapë rrugë transferimit të 25-vjeçarit te një tjetër klub i madh evropian gjatë kësaj vere.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah i cili është në fund të…