Zëvendësministri Ahmeti takoi deputetët anëtar të Grupit Parlamentar për marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën

26 qershor 2026 | 12:38

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi takim me deputetët anëtar të Grupit Parlamentar për marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në rajon dhe në Evropë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të diplomacisë parlamentare në fuqizimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Palët shprehën gatishmërinë për intensifikimin e kontakteve dhe për bashkëpunim më të rregullt ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit të Austrisë.

Zëvendësministri Ahmeti falënderoi deputetët për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e saj për avancimin e agjendës evropiane dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja 52-vjeçare , Penelope Cruz u shfaq në formë të…