“Dua që të humbin”, Mourinho befason me deklaratën për lojtarët e Real Madridit në Kupën e Botës

26 qershor 2026 | 12:56

Jose Mourinho, i cili zyrtarisht do ta marrë detyrën si trajner i Real Madridit më 13 korrik, është rikthyer në qendër të vëmendjes falë deklaratave të tij karakteristike. Trajneri portugez ishte i ftuar në podcastin “Beast Mode On”, të prezantuar nga ish-futbollisti Adebayo Akinfenwa, ku  ka folur hapur për situatën aktuale në klubin madrilen.

Gazetarët nuk e kanë humbur rastin për ta pyetur “Special One” për lojtarët e Real Madridit që aktualisht po garojnë në Kupën e Botës 2026. Përgjigjja e Mourinhos ishte tipike dhe me një dozë të fortë ironie. “Dua që lojtarët e Real Madridit të humbin në Kupën e Botës. Pse? Sepse dua që ata të kthehen nën komandën time sa më shpejt të jetë e mundur për përgatitjet parasezonale”, ka deklaruar trajneri portugez me buzëqeshje.

Me këtë deklaratë plot humor, “Special One” ka lënë të kuptohet se planet e tij për një fazë të plotë përgatitore mund të ndikohen nëse lojtarët kryesorë të klubit vazhdojnë rrugëtimin në fazat e fundit të turneut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena…