Përparim Rama: Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po zhvillohen në katër fronte njëkohësisht
26 qershor 2026
| 13:00
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po zhvillohen me intensitet në katër fronte njëkohësisht.
Sipas tij, aktualisht janë duke u realizuar demolimi i shtresës ekzistuese, vendosja e rrjetit të ri të ujësjellësit, punimet në pllakën betonarme, si dhe vendosja e pllakave të granitit.
“Vazhdojmë”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale.



