Kosova pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar të golfit ‘Macedonian Amateur Open’

26 qershor 2026 | 13:47

Kosova ka nisur sot rrugëtimin e saj në turneun ndërkombëtar të golfit “Macedonian Amateur Open 2026”, duke shënuar për herë të parë pjesëmarrjen në këtë kampionat amator që nga themelimi i Federatës së Golfit të Kosovës.

Në këtë edicion marrin pjesë 69 golfistë nga nëntë shtete të ndryshme, ndërsa Kosova përfaqësohet me një delegacion prej 13 garuesish, duke qenë një nga ekipet me numrin më të madh të përfaqësuesve në turne.

Evenimenti po zhvillohet në ambientet e St Sofia Golf Club në Bullgari.

Federata e Golfit e Kosovës ka bërë me dije se vendin në këtë garë e përfaqësojnë: Fatmir Buqani, Veton Zeqiri, Indrit Dauti, Berat Memaj, Kreshnik Dauti, Ardrit Beqiri, Eugen Kryeziu, Leo Kryeziu, Idriz Iseni, Lulzim Vehapi dhe Ismet Miftari, ndërsa delegacioni plotësohet nga Bilal Vehapi dhe Ahmet Beqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë…