FSK-ja: Jemi institucioni më i besueshëm në vend

26 qershor 2026 | 14:59

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë me dije se vazhdon të jetë një nga institucionet më të besueshme në vend.

Duke iu referuar rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026, FSK-ja ka njoftuar se edhe këtë vit renditet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Bazuar në rezultatet e Anketës Rajonale WeBalkans 2026, Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit radhitet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës, duke gëzuar 87.4 për qind të besueshmërisë nga qytetarët e anketuar. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij të sinqertë për qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin e vazhdueshëm të treguar ndaj FSK-së. Gjithashtu, gjeneral Jashari ka falënderuar të gjithë personelin e FSK-së për profesionalizmin, punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmbushjen e misionit. Me këtë rast, gjenerallejtënant Jashari ka falënderuar edhe partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, në krye me ShBA-në, për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen profesionale të FSK-së”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me iniciativën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci,…