Krakit nuk i besohet se Peci ka vendosur kod veshjeje për qytetarët që hyjnë në komunë: A mos është lajm i gabuar, sepse nuk ka të drejtë?

26 qershor 2026 | 15:05

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me një njoftim të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ku përcaktohet se me çfarë veshjeje ndalohet hyrja në objektin e komunës.

Kraki ka shprehur dyshimet e tij se lajmi mund të jetë i pasaktë, pasi, sipas tij, komuna nuk ka të drejtë të përcaktojë kod veshjeje për qytetarët, por vetëm për stafin e saj.

“A mos është lajm i gabuar, sepse komuna nuk mund të imponojë kod veshjeje për qytetarët, por vetëm për punëtorët e vet”, ka shkruar Kraki në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë me dije…