Tensione te Uruguai para duelit vendimtar ndaj Spanjës në Botëror, lojtarët kërkojnë shkarkimin e selektorit
Uruguai po përballet me tensione para përballjes vendimtare ndaj Spanjës në Grupin H të Kupës së Botës 2026, një ndeshje që konsiderohet kyçe pas dy barazimeve në fillim të turneut.
Sipas “El Espectador”, disa lojtarë kanë shprehur pakënaqësi për intensitetin e lartë të stërvitjeve, duke pretenduar se ngarkesa fizike ka shkaktuar edhe disa lëndime në skuadër, përfshirë De Arrascaetën dhe Araujon.
Po ashtu, raportohet se ka mosmarrëveshje edhe për planin taktik ndaj Spanjës. Disa futbollistë preferojnë një qasje më të kujdesshme dhe të bazuar në kundërsulme, në vend të stilit më ofensiv të trajnerit Marcelo Bielsa.
Në këtë situatë, trajneri uruguaian ka zhvilluar një takim me skuadrën, ku ka dëgjuar shqetësimet e lojtarëve, por njëkohësisht ka kërkuar disiplinë dhe përqendrim maksimal për ndeshjen vendimtare.



