Como arrin marrëveshje me Real Madridin për Nico Paz, madrilenët ruajnë të drejtën e rikthimit

26 qershor 2026 | 15:22

Klubi italian Como ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e përhershëm të mesfushorit argjentinas Nico Paz, ka raportuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Como do ta blejë përfundimisht kartonin e 20-vjeçarit, pasi palët kanë finalizuar marrëveshjen dhe transferimi tashmë konsiderohet i mbyllur.

Një faktor i rëndësishëm në këtë marrëveshje ishte edhe dëshira e vetë Nico Pazit, i cili kishte vendosur ta vazhdonte karrierën te Como, aty ku ka gjetur hapësirën e nevojshme për zhvillimin e tij.

Megjithatë, Real Madridi nuk e ka humbur plotësisht kontrollin mbi talentin argjentinas. Klubi spanjoll ka ruajtur në kontratë klauzolën e riblerjes (“buy-back clause”), e cila i jep mundësinë ta rikthejë Pazin në të ardhmen, nëse vendos ta aktivizojë këtë opsion.

Ky është një tjetër veprim strategjik i Real Madridit, i cili vazhdon ta monitorojë nga afër zhvillimin e një prej talenteve më premtues argjentinas, ndërsa Como siguron shërbimet e tij në mënyrë të përhershme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uruguai po përballet me tensione para përballjes vendimtare ndaj Spanjës…