Ditëlindja e 73-të e Ferdonije Qerkezit, simbol i kujtesës dhe qëndresës
26 qershor 2026
| 15:27
Ferdonije Qerkezi sot shënon ditëlindjen e 73-të, një grua e cila është bërë simbol i qëndresës, dinjitetit dhe ruajtjes së kujtesës për viktimat e luftës në Kosovë.
Historia e saj ka prekur mijëra njerëz, pasi ajo humbi bashkëshortin dhe katër djemtë gjatë luftës, duke u përballur me një nga tragjeditë më të mëdha që mund të përjetojë një familje.
Pas luftës, ajo kishte vendosur ta shndërronte shtëpinë e saj në një hapësirë përkujtimore, ku ruhen fotografi, sende personale dhe kujtime të familjarëve të saj, por edhe në një vend që nderon të gjithë të zhdukurit dhe viktimat e luftës.
Shtëpia e saj është kthyer në një simbol të kujtesës, dhimbjes dhe shpresës për drejtësi.



