Eskalon debati në Komunën e Gjilanit, përfshihen drejtori i LV-së dhe asamblisti i PDK-së (video)
26 qershor 2026
| 16:43
Mbledhja e Kuvendit Komunal në Gjilan, eskaloi sot pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që në rend dite të përfshihej raporti i punës së kryetarit Alban Hyseni.
Kryesuesja e Kuvendit e refuzoi kërkesën, me arsyetimin se bëhej fjalë për një pikë jashtë rendit të ditës dhe se ajo nuk ishte miratuar.
Nga pamjet e publikuara nga seanca shihet se disa asamblistë qëndrojnë pranë vendit të kryesueses, ndërsa gjatë debatit drejtori i LV-së, Kushtrim Ibrahimi, kap për dore asamblistin e PDK-së, Burhan Isufi.



