Fundjavë e nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 33 gradë
Gjatë fundjavës, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të sjellin mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), kushtet meteorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për aktivitetet në natyrë, bujqësi dhe transport.
Të shtunën, moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 33°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi 1–5 m/s”, njofton IHMK.
Të dielën, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 28 deri në 32°C.
“Era do të jetë e dobët, me drejtime të ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.



