Historia tronditëse e yllit të Barcelonës dhe Brazilit: Shkon të blejë një vilë, por zbulon se i ati i kishte zhdukur gati gjithë pasurinë e tij

27 qershor 2026 | 01:01

Nëse mendonit se futbolli elitë të garanton gjithmonë një jetë mes luksit, rasti i Raphinha-s do t’ju bëjë të mendoheni dy herë.

Sulmuesi i njohur i Barcelonës dhe Brazilit pësoi tronditjen e jetës kur vendosi të blinte një vilë përrallore së bashku me bashkëshorten e tij.

Në momentin e pagesës, lojtari zbuloi me tmerr se llogaria bankare ishte thuajse bosh dhe milionat që mendonte se kishte fituar duke djersitur në fushë, thjesht nuk ekzistonin.

Misteri u zgjidh shpejt dhe “hajduti” ndodhej brenda familjes: babai i tij.

Si menaxher i karrierës së të birit, ai i kishte mbajtur plot 80% të të drejtave dhe të ardhurave për vete, duke ia fshehur me kujdes këtë skemë për vite me radhë.

Ndërsa lojtari shënonte gola dhe mendonte se po siguronte të ardhmen e brezave, në fakt po financonte vetëm pensionin mbretëror të prindit të tij.

Një histori sa absurde aq edhe komike, ku e vetmja gjë që ka falimentuar më keq se portofoli i futbollistit, është vetë besimi familjar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse mendonit se në futboll mund të blihen vetëm lojtarët,…