Mbaj ministritë për vete, por projektet janë të Kosovës

27 qershor 2026 | 10:25

Shkruan: Avni Arifi

Projektet që i ka kërku Ardian Gjini nuk janë projekte për interesa partiake, por projekte që e prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve dhe orientimin strategjik të Kosovës.

Për herë të parë në Kosovë, një parti politike e refuzon apriori bashkëqeverisjen, nuk kërkon poste e as hisen e pushtetit bile nuk kërkon as takim kurtoazie, por e ofron votën e vet vetëm për me e zhblloku situatën dhe me i shty përpara projektet që i duhen vendit.

Deri sot, lufta politike në Kosovë është bërë veç për pushtet. Krejt debati herën e fundit ka qenë sa e kujt po i ofron Albini. A janë boll katër apo pesë ministri, e sa ka fol sovrani, siç thojke Kurti.

Ardian Gjini e ka ndryshu këtë logjikë. Ai nuk po don kurgjo nga pushteti, por nëse ata që gjithmonë fitojnë nuk i bëjnë votat, se s’munden e s’dijnë, shtatë vota mund t’u shtohen pa i dhënë kurgjo Aleancës, por shumë tu i dhënë Kosovës.

Nëse këta njerëz i refuzojnë projektet që i ka kërku Ardiani, atëherë me të vërtetë duhet me pyet: çka dojnë këta njerëz?

Qasja e Ardianit është qasje unike me mesazh shumë të mirë:
Mbaj ministritë për veti, se edhe ashtu e ke knaq Kosovën me to, por nëse don votë, këto janë projektet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të…