Laura Fazliu fiton medalje në Kinë dhe merr pikët e para për LA28 Olympic & Paralympic Games
27 qershor 2026
| 14:58
Medalistja jonë olimpike Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin e xhudos të mbajtur më Qingdao të Kinës.
Xhudistja jonë shënoi katër fitore, kategoria -63 kg.
Ajo mori 350 pikë olimpike në rrugëtimin drejt LO LA28.
Pikët e para i morën edhe Dardan Cena e Erza Muminoviq, të cilët nuk hynë në zonën e medaljeve.



