Manchester Unitedi dhe PSG-ja në garë për Viniciusin, Real Madridi në alarm

28 qershor 2026 | 13:46

Paraqitjet mbresëlënëse të Vinicius Juniorit në Kupën e Botës kanë rikthyer interesimin e gjigantëve evropianë për yllin brazilian. Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini (PSG) po përgatisin lëvizjet e tyre për transferimin e sulmuesit.

Sipas raportimit të “El Nacional”, Manchester Unitedi po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një oferte prej 120 milionë eurosh për sulmuesin e Real Madridit.

Nga ana tjetër, Paris Saint-Germaini po ndjek një strategji tjetër. Kampioni francez synon ta bindë Viniciusin të mos e rinovojë kontratën me Real Madridin dhe të presë deri në skadimin e saj, për ta transferuar më pas si lojtar të lirë.

Ndërkohë, drejtuesit e Real Madridit janë gjithnjë e më të shqetësuar nga interesimi në rritje për brazilianin, i cili ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re, edhe pse raportohet se marrëveshja mes palëve është shumë pranë finalizimit.

Me dy klube të mëdha që po e monitorojnë nga afër situatën e tij, e ardhmja e Vinicius Juniorit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar veror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli,…