KRU ‘Prishtina’ zbulon katër lidhje ilegale në Hajvali brenda pak orësh

28 qershor 2026 | 13:53

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së sotme janë identifikuar katër lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali, brenda pak orësh.

Sipas kompanisë, aksioni për identifikimin e kyçjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit po vazhdon, ndërsa Hajvalia dhe Veterniku mbeten zonat me numrin më të madh të lidhjeve ilegale.

KRU “Prishtina” ka bërë me dije se gjatë vitit 2025 janë identifikuar dhjetëra lidhje të tilla, ndërsa i njëjti trend po vazhdon edhe gjatë vitit 2026.

Kompania ka theksuar se çdo kyçje ilegale dëmton rrjetin e ujësjellësit dhe ndikon negativisht në furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka…