‘Wolverine Challenge’, pjesëtarët e KFOR-it testojnë forcën në disiplina të ndryshme
E diela ka qenë aktive për një numër ushtarësh të KFOR-it në Kosovë.
11 ekipe nga 9 vende të ndryshme, që kontribuojnë në misionin e NATO-s, kanë marrë pjesë në “Wolverine Challenge”, e cila është mbajtur në kampin e Novosellës.
Sipas një njoftimi të këtij misioni, bëhet fjalë për një garë të vështirë që teston qëndrueshmërinë dhe forcën fizike.
Në këtë garë përfshihen vrapimi, ngritja e peshave, ushtrimet me peshën e trupit, si dhe shtytja e tërheqja e automjeteve ushtarake.
KFOR-i ka njoftuar se Lituania ka zënë vendin e parë, e ndjekur nga Sllovakia dhe Letonia.
Sipas njoftimit, aktivitete të tilla trajnuese ndihmojnë në forcimin e ndërveprimit, nxisin kohezionin midis personelit shumëkombësh dhe rrisin gatishmërinë operacionale të nevojshme për të mbështetur misionin e KFOR-it dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.



