Përfundon pa incidente Vidovdani në Gazimestan

28 qershor 2026 | 15:08

Ka përfunduar pa incidente tubimi i një numri qytetarësh serbë në Gazimestan, të mbledhur për shënimin e Vidovdanit.

Gjatë gjithë ditës, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie, përfshirë kontrolle të rrepta në terren dhe prezencë të shtuar në zonë.

Po ashtu, në hapësirën përreth janë vërejtur edhe dronë të Policisë së Kosovës që kanë monitoruar situatën.

Sipas informacioneve të deritanishme, tubimi është përmbyllur pa raportime për incidente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbushur dy vjet në…