Besnik Tahiri: Kosova ka rrezik të madh që sërish të hyjë në bllokadë

29 qershor 2026 | 11:07

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova ka rrezik të madh që sërish të hyjë në bllokadë institucionale.

Ai ka shkruar në “Facebook” se fakti që diskutohet a duhet së pari të zgjidhet presidenti apo qeveria, nënkupton që ideja është për të kapur një post.

“Kosova ka rrezik të madh të përsëritet, me hy prapë në bllokadë. Fakti që diskutohet a duhet më së pari të zgjidhet presidenti apo qeveria, nënkupton që ideja është me kapë një post. Ne jemi partia e vetme e cila ka dhënë platformë për të dalë nga kriza, pa kërkuar asnjë post apo pjesëmarrje në qeverisje”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është siguruar identiteti i viktimës së ngjarjes së rëndë që…