Rama pret në takim një delegacion nga Uashingtoni

29 qershor 2026 | 12:39

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka pritur sot një delegacion nga Uashington, D.C., në kuadër të projektit “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”, i cili është pjesë e programit zyrtar të Komisionit Shtetëror të ShBA-së për shënimin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Ramës, delegacioni u udhëhoq nga Faton Bislimi, ndërsa pjesë e tij ishin edhe Daniel Serwer, James Pinchotti, Joseph Williams dhe Ruben Marquez.

“Historia e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara vazhdon të frymëzojë brezat dhe të forcojë partneritetin tonë të përbashkët”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai ka njoftuar se, si partner kryesor i këtij projekti në Kosovë, Kryeqyteti do të jetë nikoqir i ngjarjes më 2 korrik, duke mirëpritur mysafirë dhe personalitete nga Shtetet e Bashkuara dhe Kosova.

“Si partner kryesor i këtij projekti në Kosovë, Kryeqyteti do të jetë nikoqir i ngjarjes më 2 korrik, duke mirëpritur mysafirë dhe personalitete nga Shtetet e Bashkuara dhe Kosova, në një moment që riafirmon miqësinë tonë të veçantë dhe vlerat që na bashkojnë: lirinë, demokracinë dhe partneritetin e qëndrueshëm. Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj aleatit të saj më të madh”, ka shtuar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Mursel Sh. Murseli Ka udhëtime që maten me kilometra…