Muriqi lëndohet te Fenerbahçe, raportohet se është larguar me barelë nga fusha

29 qershor 2026 | 15:05

Fenerbahçe ka marrë një lajm shqetësues gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, pasi sulmuesi  i Kosovës, Vedat Muriqi është dëmtuar gjatë një seance stërvitore.

Muriqi ka ndjerë dhimbje gjatë stërvitjes dhe nuk ka mundur ta vazhdojë atë. Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa sulmuesi është larguar nga fusha me barelë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Sipas raportimeve nga mediat turke, rezultatet e kontrolleve pritet të tregojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit të futbollistit.

Lëndimi i Muriqit vjen në një periudhë të rëndësishme për Fenerbahçen, e cila po zhvillon përgatitjet para nisjes së sezonit të ri.

Klubi turk pritet të japë më shumë detaje për gjendjen e sulmuesit kosovar pas përfundimit të ekzaminimeve.

May be an image of soccer, football and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Koresë së Jugut, Hong Myung-bo, ka dhënë dorëheqje…