Vdekja e policit në Vërmicë, Sindikata e Policisë kërkon sigurim jetësor për zyrtarët policorë

29 qershor 2026 | 17:02

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili u godit nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës në Vërmicë.

Përmes një komunikate për medie, Sindikata e Policisë ka deklaruar se humbja e jetës së një polici në krye të detyrës rikthen edhe një herë në vëmendje nevojën urgjente për trajtimin e çështjeve jetike për zyrtarët policorë, veçanërisht sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor.

“Policia e Kosovës kryen detyra me përgjegjësi të lartë dhe shpesh në kushte me rrezik të shtuar për jetën dhe shëndetin e tyre”, është thënë në komunikatë.

Sindikata e Policisë së Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që sa më parë të ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e këtyre çështjeve të kahershme, me qëllim që zyrtarëve policorë t’u garantohet mbrojtja dhe përkrahja që meritojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk…