Kurti në Bondsteel: Roli i ShBA-së dhe KFOR-it mbetet kyç për paqen dhe sigurinë në Kosovë

29 qershor 2026 | 17:07

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga koloneli Kurt A. Rorvik, e mbajtur në Kampin Bondsteel në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan vepron në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropën, duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe mbështetje për Komandën Rajonale – Lindje të KFOR-it në Kampin Bondsteel.

Në njoftim theksohet se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i misionit të KFOR-it ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita Nebija shpall të pavlefshme diplomën e SHMLT "Arkitekt Sinani".