Kontrollet përfundojnë: Asnjë mjet i dyshimtë nuk u gjet te Stacioni i Autobusëve
30 qershor 2026
| 10:13
Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ku më herët u raportua për një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes, situata tashmë është qetësuar.
Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, ka raportuar se pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Ndërkohë, nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dalë me raport zyrtarë.



