Policia gjen armë, municion dhe uniforma të ushtrisë serbe në Leposaviq

30 qershor 2026 | 13:52

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe pajisjesh të ndryshme gjatë kontrolleve në një shtëpi të pabanuar në fshatin Potokmali të Leposaviqit.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të parë janë gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje me adapter, municion për armë gjuetie, 22 kapsula, vaj për armë, një fishek, pjesë plastike me barut, një thikë, një fotrollë për revole, një xhaketë ushtarake me mbishkrim të Serbisë, një revole me karikator dhe pesë fishekë, si dhe gjashtë krehër me gjithsej 56 fishekë.

Ndërsa gjatë një kontrolli tjetër, policia ka gjetur dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie, një makineri për mbushjen e fishekëve, dy krehër me 20 fishekë dhe një armë të gjatë.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka mbrojtur fuqishëm kapitenin Kylian…