Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen, 869 përfitojnë ulje dënimi
30 qershor 2026
| 14:02
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me dekretin nr. 375, datë 30.6.2026, ka dekretuar sot shpalljen e ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”.
Gjithashtu, presidenti Begaj ka dekretuar edhe shpalljen e ligjit nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.
Sipas projektligjit të miratuar me votat e Partisë Socialiste dhe PSD-së, 466 persona pritet të lirohen menjëherë nga burgu, prej të cilëve 11 janë gra dhe një është i mitur.
Ndërkohë, 869 persona të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi, përfshirë tetë gra dhe një të mitur.
Ligji për amnistinë penale do të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.



