Manchester City nis bisedimet për talentin Ayyoub Bouaddi
30 qershor 2026
| 16:10
Manchester City ka zhvilluar bisedimet e para për mesfushorin e ri Ayyoub Bouaddi, i cili konsiderohet një objektiv për të ardhmen nga nënkampionët e Anglisë.
Interesim për talentin e Lille kanë shfaqur gjithsej katër klube, ndërsa PSG, të paktën për momentin, nuk po e avancon këtë pistë pasi ka prioritete të tjera në merkato.
Plani i Manchester Cityt është që, nëse arrihet marrëveshja, Bouaddi të vazhdojë të luajë te Lille deri në fillimin e sezonit 2027/28, përpara se t’i bashkohet skuadrës së Enzo Marescas.



