Xhandarmeria serbe duke kënduar “Po shkojmë në Kosovë”, pamjet nxisin reagime

01 korrik 2026 | 10:13

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje retorikën nacionaliste brenda strukturave të sigurisë në Serbi. Në pamje shihen pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe të rreshtuar gjatë një stërvitjeje, teksa këndojnë vargjet “Odlazimo na Kosovo ravno” (“Po shkojmë drejt në Kosovë”).

Mbishkrimi i videos pretendon se efektivët po interpretojnë këngën “Hriste Bože” gjatë një ushtrimi demonstrues. Pamjet mbajnë logon e Sputnik, ndërsa janë shpërndarë gjerësisht edhe nga faqe të ndryshme në rrjetet sociale.

Për shumëkë në Kosovë, mesazhe të tilla nuk perceptohen si folklor apo traditë ushtarake, por si një shfaqje e narrativave që ushqejnë tensione dhe mbajnë gjallë pretendimet ndaj Kosovës. Këndimi i vargjeve që përmendin Kosovën nga një njësi elitare policore ngre pikëpyetje mbi mesazhin që synohet të transmetohet, sidomos në një rajon ku stabiliteti mbetet i brishtë.

Pamje të tilla janë një sinjal shqetësues se retorika e viteve të errëta të Ballkanit nuk është zhdukur. Kur pjesëtarë të një force të armatosur këndojnë vargje që flasin për marshim drejt Kosovës, mesazhi që përcillet tejkalon simbolikën e një kënge. Në vend që të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe ndërtimin e besimit, skena të tilla ushqejnë frikë, provokojnë opinionin publik dhe rikujtojnë narrativat që kanë shoqëruar konfliktet në rajon.

https://www.instagram.com/reel/DaNZVbxC8ZO/?igsh=MWNteGVkbHg3cjloZA==

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meksika ka prerë biletën për në fazën e 1/8 së…