Real Madridi bën ofertën e parë për Alessandro Bastonin
01 korrik 2026
| 11:49
Real Madridi ka përgatitur ofertën e parë zyrtare prej 60 milionë eurosh për mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, i cili raportohet se është prioriteti kryesor i Jose Mourinhos për përforcimin e repartit defensiv.
Sipas raportimeve nga Spanja dhe Italia, 27-vjeçari është i hapur për një transferim në “Santiago Bernabéu”, ndërsa drejtuesit e klubit madrilen besojnë se marrëveshja mund të arrihet pas largimit të disa lojtarëve, me qëllim krijimin e hapësirës në skuadër dhe balancimin e buxhetit.
Bastoni ka qenë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Interit në sezonet e fundit dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë, çka e bën atë një objektiv të rëndësishëm për klubin madrilen.



