FSK-ja gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit
01 korrik 2026
| 13:44
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka gjetur trupin e një personi të zhdukur në ditën e dytë të kërkimit në liqenin e Batllavës.
“Pas dy ditë kërkimesh, ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës”, është thënë në njoftimin e FSK-së.
FSK ka bërë me dije se i gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe strukturat komunale të Podujevës.



