Haxhiu pret në takim Komisioneren Parlamentare për FSK-në, diskutohet mbikëqyrja e forcës
01 korrik 2026
| 16:03
Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Komisioneren Parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Remzije Zeqiraj.
Në këtë takim është diskutuar për punën dhe rolin mbikëqyrës të Komisionit Parlamentar për FSK-në.
Haxhiu dhe Zeqiraj kanë riafirmuar gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë, me synim mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, interesave dhe mirëqenies së personelit të FSK-së.



