Laporta nuk dorëzohet, Barcelona vazhdon të ëndërrojë transferimin e Alvarezit
01 korrik 2026
| 16:29
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi katalanas vazhdon ta mbajë gjallë interesimin për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez.
“Ne do ta mbajmë këtë ofertë të vlefshme për aq kohë sa e konsiderojmë të arsyeshme. Ata e dinë se cili është vullneti ynë dhe, nëse duan ta realizojnë marrëveshjen, ne do të jemi të kënaqur”, ka deklaruar Laporta.
Ai ka shtuar se aktualisht Atletico Madridi nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin, pasi sipas tij ende nuk ka gjetur një zëvendësues të denjë.
“Në këtë moment, Atletico thotë se nuk e shet Alvarezin. Shpresoj që, nëse gjejnë një alternativë, ta shqyrtojnë ofertën tonë”, ka përfunduar presidenti i Barcelonës.



