Dhomat e Specializuara caktojnë 16 shtatorin për shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

01 korrik 2026 | 19:01

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka caktuar 16 shtatorin 2026, në orën 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, seanca do të jetë publike dhe do të mund të ndiqet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe përmes faqes zyrtare të institucionit ose nga galeria për publikun në ambientet e gjykatës.

Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues ka bërë të ditur se periudha e nevojshme për shqyrtimin dhe vendimmarrjen është zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor.

Sipas Trupit Gjykues, kjo shtyrje është arsyetuar nga nevoja për të bërë një vlerësim të plotë, të arsyetuar dhe të drejtë të të gjithë dokumentacionit të çështjes.

Njoftimi në këtë link:

https://www.scp-ks.org/sq/aktgjykimi-ne-ceshtjen-gjyqesore-thaci-dhe-te-tjeret-shpallet-me-16-shtator-2026

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se…