“Turp për shtetet që e financojnë Specialen”, Behrami reagon pas njoftimit për aktgjykimin

01 korrik 2026 | 19:14

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas caktimit të 16 shtatorit si datë për shpalljen e aktgjykimit në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Behrami e ka cilësuar Gjykatën Speciale si një “monstrum politik”, duke shprehur kritika edhe ndaj shteteve që e financojnë atë.

“TURP për çdo shtet që e financojnë Gjykatën Speciale – këtë monstrum politik. Që 16 vjet hetime, që gjashtë vjet paraburgim. Më 16 shtator, Prishtina dhe Haga duhet të bllokohen nga shqiptarët në pritje të vendimit. Është në dorën e panelit gjyqësor nëse kjo do të shndërrohet në festë për drejtësinë apo në protestën e pandalshme kundër padrejtësisë”, ka shkruar Behrami në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa pamje nga…