Gruda: Shtyrja e vendimit pas më shumë se pesë vitesh është padrejtësi e rëndë

01 korrik 2026 | 19:29

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas caktimit të 16 shtatorit si datë për shpalljen e aktgjykimit në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Gruda e ka cilësuar shtyrjen e datës së vendimit, pas më shumë se pesë vitesh proces gjyqësor në Hagë, si një padrejtësi të rëndë.

Sipas tij, nuk ka më vend për shtyrje dhe më 16 shtator, në orën 10:00, trupi gjykues mban një përgjegjësi historike.

Postimi i plotë:

Shtyrja e datës së marrjes së vendimit, pas më shumë se pesë vitesh proces gjyqësor në Hagë, është një padrejtësi e rëndë.

Tashmë nuk ka më vend për asnjë shtyrje. Më 16 shtator, në orën 10:00, trupi gjykues ka një përgjegjësi historike. Ai ka mundësinë të korrigjojë padrejtësitë që kanë shoqëruar këtë proces, të mbrojë parimet mbi të cilat është ndërtuar drejtësia perëndimore dhe të dëshmojë se drejtësia nuk mund të vonohet pafundësisht pa e humbur vetë kuptimin e saj.

Një vendim lirues për të gjithë ish-krerët e UÇK-së do të ishte rikthim i besimit te drejtësia, triumf i së drejtës mbi vonesat dhe padrejtësitë, si dhe dëshmi se vlerat mbi të cilat ndërtohen demokracitë perëndimore mbeten më të forta se çdo padrejtësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë spekulimeve për të ardhmen e tij, presioneve dhe…