Latifi: Qeveria ende nuk ka kompensuar dëmet nga fatkeqësitë natyrore, Rahoveci pret rreth 4 milionë euro

02 korrik 2026 | 10:48

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka ngritur shqetësimin për vonesat në kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë viteve 2022, 2023, 2024, 2025 dhe 2026.

Përmes një postimi, Latifi ka pyetur pse Qeveria e Kosovës ende nuk ka nisur kompensimin e dëmeve, duke theksuar se shumë familje, fermerë dhe biznese vazhdojnë të presin mbështetjen e premtuar.

Sipas tij, vlera e dëmeve të regjistruara ndër vite në Komunën e Rahovecit arrin në rreth 4 milionë euro.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë pse po vonohet ky proces dhe kur do të ketë një zgjidhje konkrete”, ka shkruar Latifi, duke kërkuar sqarime nga institucionet qendrore për vonesat në kompensimin e dëmeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, u.d.…