Në këto zona të Prishtinës priten ndërprerje të ujit
02 korrik 2026
| 11:35
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në disa pjesë të Prishtinës do të ketë ndërprerje të ujit, për shkak të intervenimeve në rrjet.
Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në rrugët: “Ilaz Kodra”, “Fuad Dibra”, “Aziz Zhilivoda”, “Ernest Zariqi”, “Holger Pedersen”, “Edith Durham” dhe “Henry Dunant”.
KRU “Prishtina” nuk ka dhënë detaje shtesë për intervenime, por ka bërë të ditur se ekipet do të jenë në terren për kryerjen e punimeve të nevojshme në rrjetin e ujësjellësit.



