Selektori i Kongos merr vesh lajmin e hidhur gjatë konferencës
Trajneri i Republikës Demokratike të Kongos, Sebastien Desabre, përjetoi një moment tronditës pas humbjes ndaj Anglia të mërkurën në Kampionatin Botëror, kur gjatë konferencës për shtyp u njoftua publikisht për vdekjen e babait.
Kongo u mposht me rezultat 2:1 nga Anglia, me Harry Kane që realizoi dy golat e fitores, duke e kualifikuar ekipin anglez në fazën e 16 më të mirave, ku do të përballet me Meksikën.
Megjithatë, pas ndeshjes, vëmendja u zhvendos nga futbolli te ngjarja tragjike. Në fund të konferencës për shtyp, zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kongos ndërhyri për të bërë një njoftim të papritur.
“Faleminderit. Dëshirojmë të njoftojmë se përzgjedhësi ka humbur babanë e tij. I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka thënë ai në gjuhën frënge.
Pas këtij njoftimi, konferenca u ndërpre menjëherë. Desabre u shfaq i tronditur nga mënyra se si u bë publik lajmi dhe, pasi falënderoi shkurtimisht, u largua nga salla.



