Rooney: Tuchel duhej ta ftonte Kyle Walkerin

02 korrik 2026 | 12:06

Wayne Rooney beson se Thomas Tuchel mund të jetë penduar që nuk e ftoi Kyle Walkerin në Kupën e Botës, sidomos pas problemeve të Anglisë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Anglia kaloi në fazën tjetër pas fitores 2-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos, por paraqitja e “Tre Luanëve” ngriti shumë pikëpyetje te tifozët dhe analistët.

Skuadra e Tuchelit u gjend në disavantazh që në minutën e shtatë, kur Brian Cipenga kaloi DR Kongon në epërsi. Megjithatë, Harry Kane u bë shpëtimtari i Anglisë, duke shënuar dy gola në 15 minutat e fundit për ta përmbysur rezultatin.

Pavarësisht fitores historike, Rooney mendon se Tuchel duhej të kishte menduar më seriozisht për rikthimin e Kyle Walkerit, i cili është tërhequr nga kombëtarja.

Sipas ish-sulmuesit të Manchester United, lëndimi i Tino Livramentos dhe mungesa e Reece James kanë krijuar krizë në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Edhe pse Djed Spence dhe Jarell Quansah mund të luajnë në atë rol, Rooney beson se përvoja e Walkerit do të ishte shumë e vlefshme.

“Kemi parë edhe më parë raste kur lojtarët janë kthyer nga pensionimi. Në momentin që u lëndua Livramento, Tuchel duhej ta telefononte menjëherë Kyle Walkerin”.

“Kyle është ende mjaftueshëm i mirë dhe plotësisht i aftë për të luajtur në këtë skuadër të Anglisë”, deklaroi Rooney për BBC

Anglia tani vazhdon rrugëtimin në Kupën e Botës me ambicie për ta fituar trofeun për herë të parë pas 60 vitesh, por dilemat në mbrojtje mbeten një shqetësim i madh për Tuchelin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasaporta e Zvicrës vazhdon të renditet ndër më të fuqishmet…