Selektori Moriyasu mbetet në krye të Japonisë

02 korrik 2026 | 13:06

Hajime Moriyasu pritet të mbetet përzgjedhës i Japonisë.

Agjencia e lajmeve “Kyodo” raporton se Federata e Futbollit e Japonisë dëshiron që Moriyasu të mbetet në krye të përfaqësueses.

Moriyasu e udhëhoqi Japoninë drejt 1/16 e finales të Kupës së Botës. Por Japonia dështoi të kalojë në një të tetën e finales pas humbjes 2:1 nga pesë herë kampioni i Botës, Brazili.

Moriyasu mori drejtimin e Japonisë pas Kupës së Botës 2018 në Rusi. Ai e udhëhoqi Japoninë në fazën nokaut në Kupën e Botës 2022 në Katar, por u eliminua nga Kroacisë në penallti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur sot nga gazetarët…