OEK-u dhe Riinvest: Kosova duhet të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit për të forcuar sigurinë energjetike

03 korrik 2026 | 11:01

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, ka organizuar debatin “Gazi si burim i energjisë: Gjendja aktuale dhe perspektiva”, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë.

Përfaqësues të institucioneve, biznesit, ekspertë, akademikë dhe shoqëria civile vlerësuan se vendi duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të diversifikuar burimet energjetike, për të zvogëluar varësinë nga importi dhe për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji.

Ndër rekomandimet kryesore të debatit ishin: Përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror dhe ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme; Rishikimi i Strategjisë së Energjisë, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës së gazit dhe ndërlidhjen me projektet rajonale; Përshpejtimi i investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë; Thellimi i bashkëpunimit energjetik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti Riinvest ritheksuan se zhvillimi i infrastrukturës së gazit, diversifikimi i burimeve energjetike dhe bashkëpunimi rajonal janë kyçe për rritjen e sigurisë energjetike dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamine Yamal është tallur me bashkëlojtarin e tij te Spanja,…