Prof. Dr. Gëzim Qerimi pas vendimit të Gjykatës Speciale për shtyrjen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve: “Kosova ju pret. Mirë se vini në shtëpi”
Prof. Dr. Gëzim Qerimi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në reagimin e tij, ai e cilëson 16 shtatorin 2026 si një datë me peshë të veçantë për Kosovën, duke shprehur bindjen se atë ditë pritet rikthimi i të akuzuarve në atdhe.
Sipas Qerimit, ora 10:00 e 16 shtatorit përfaqëson jo vetëm një moment pritjeje, por edhe një simbol të shpresës për përmbylljen e asaj që ai e konsideron një padrejtësi të gjatë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kosovës. Ai shprehet se 16 shtatori duhet të mbetet në histori si “Çlirimi i Dytë i Kosovës”, duke e cilësuar këtë datë si një ditë që, sipas tij, do të shënojë triumfin e së drejtës dhe fundin e një periudhe të gjatë padrejtësie. “Kosova ju pret. Mirë se vini në shtëpi, çlirimtarë!”, përfundon mesazhi i Prof. Dr. Gëzim Qerimit.



