FFK hap dyert e Kampit Nacional në Hajvali për futbollistët nga diaspora

02 korrik 2026 | 17:04

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se Kampi Nacional në Hajvali është i hapur për të gjithë futbollistët dhe futbollistet nga diaspora që gjatë pushimeve verore qëndrojnë në Kosovë.

Sipas FFK-së, të gjithë lojtarët e të gjitha kategorive, pavarësisht ligës ku aktivizohen apo kombëtares që përfaqësojnë, mund ta shfrytëzojnë kampin për zhvillimin e seancave stërvitore në kushte profesionale.

Federata thekson se synimi i këtij projekti është ofrimi i një ambienti të përshtatshëm stërvitor dhe mirëpritja e futbollistëve në “shtëpinë e futbollit të Kosovës”.

Të interesuarit duhet të dërgojnë kërkesë në email adresën [email protected], duke specifikuar datën e dëshiruar të stërvitjes, orarin, numrin e pjesëmarrësve dhe vitin e lindjes.

Për grupet me më shumë se pesë lojtarë, FFK do të ofrojë edhe asistencë profesionale përmes trajnerëve të saj gjatë seancave stërvitore, në përputhje me kapacitetet dhe orarin e kampit.

FFK ka ftuar të gjithë të interesuarit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi gjatë qëndrimit në Kosovë, duke u dëshiruar qëndrim të këndshëm në atdhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përleshje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 13:40…