“E don ma shumë Serbinë se neve, s’munet me na ndalë”, drejtori i ‘Vitës’ mesazh të fuqishëm pushtetit të Kurtit

02 korrik 2026 | 19:02

Drejtori i qumështores “Vita”, Artan Spahiu pas vendimit të kompanisë për mbylljen e saj, pas vërsuljes me inspektime nga ministria e Bujqësisë, ka dhënë një mesazh të fuqishëm ndaj pushtetit.

Ai ka deklaruar se pushteti “po e do më shumë Serbinë, se neve”, për çka shtoi se kjo nuk do t’i ndalë asnjëherë, transmeton Klankosova.tv.

“Ministri i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë, sesa qumështi i “Vitës”. Ne nuk jemi kriminela, ne kemi me shku faqebardhë, edhe na nuk kemi me u dorëzu, këta munden me kry procedurën e vet, por ne juve nuk ju lëjmë. Ne kemi prodhime tjera, ne kemi me vazhdu, nuk munden me na ndalë. Nuk ka mujt as Serbia me na ndal. Ju mos keni merak, rrogat ja’u qesim, dhe ne nuk dorëzohemi”, tha drejtori i ‘Vita-s’, Artan Spahiu para punëtorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllezër e motra, Të dashur anëtarë të Bashkimit Demokratik për…