Arben Mustafa i PDK-së: “Inspektori” Armend Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes

02 korrik 2026 | 21:37

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovws ka reaguar ashpër pas një aksioni të inspektoratit në qumështoren “Vita”, duke e akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, dhe qeverinë Kurti për përndjekje dhe luftë të hapur ndaj biznesit privat.

Përmes një reagimi publik, Mustafa ka thënë se ky veprim tregon qasjen armiqësore që kjo qeveri ka ndaj prodhuesve vendorë, gjë që sipas tij po zbeh çdo mundësi për investime në vend.

“Inspektori” Armend Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes! Represioni i sotëm ndaj qumështores Vita tregon luftën që kjo qeveri po e zhvillon kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë! E pastaj pyesim pse nuk ka investime në Kosovë”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se asnjë investitor, qoftë vendor apo i huaj, nuk mund të operojë në një mjedis ku qeveria sillet si armike e sektorit privat. Sipas Mustafës, qëllimi i kryeministrit Albin Kurti nuk është zhvillimi ekonomik, por krijimi i një varësie sociale.

“Me këtë qasje, shihet qartë se qeveria e Albin Kurtit nuk synon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve për një jetë med dinjitet në Kosovë. Përkundrazi, po ndërton një model ekonomik ku qytetarët bëhen gjithnjë e më të varur nga ndihmat e qeverisë, në vend që të krijohen kushte për punë, prodhim dhe investime”, shkroi Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësymja drejt qumështores “Vita”, me 25 inspektorë, ia ka vënë…